Monitorimi i procedurave të importit dhe eksportit, Doganat marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të cannabis-it

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja dhe drejtoresha e Përgjithshme e AKKC. Anila Alliu.


Administrata Doganore dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e koordinimit ndërinstitucional në kontrollin dhe monitorimin e procedurave të importit dhe eksportit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja dhe drejtoresha e Përgjithshme e AKKC Anila Alliu.

Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të qëndrueshëm bashkëpunimi mes dy institucioneve, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, koordinimin e veprimeve dhe zhvillimin e kontrolleve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, bashkëpunimi do të forcojë mekanizmat e monitorimit dhe do të rrisë efektivitetin e kontrolleve doganore, me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit për aktivitetet që lidhen me cannabis-in për përdorime mjekësore dhe industriale.

Administrata Doganore vlerëson se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e koordinimit ndërinstitucional, duke kontribuar në mbikëqyrjen më efikase të procedurave të importit dhe eksportit dhe në zbatimin e standardeve ligjore në këtë sektor.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…