Fluks i lartë turistësh në Ksamil, bukuritë e Jonit tërheqin vizitorë nga e gjithë bota

Sezoni turistik veror ka sjellë një fluks të lartë pushuesish në këto ditë të fundit të korrikut në Ksamil, një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.


Sezoni turistik veror ka sjellë një fluks të lartë pushuesish në këto ditë të fundit të korrikut në Ksamil, një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Ujërat e kristalta të detit Jon, ishujt e vegjël përballë bregut dhe peizazhi natyror vijojnë të jenë ndër arsyet kryesore që turistët zgjedhin Ksamili për pushimet verore.

Që në orët e para të mëngjesit, plazhet mbushen me pushues, të cilët shijojnë detin, diellin dhe aktivitetet turistike që ofron zona.

Gjatë këtij sezoni, në Ksamil vërehet një prani e lartë e turistëve nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe nga rajoni. Familje dhe grupe të rinjsh kanë zgjedhur këtë zonë për të kaluar pushimet, duke ndikuar edhe në rritjen e aktivitetit të strukturave akomoduese dhe bizneseve lokale.

Ksamil mbetet një destinacion që kombinon detin e pastër, natyrën dhe atmosferën karakteristike të një zone turistike mesdhetare.

Sipas operatorëve lokalë, rezervimet në strukturat akomoduese kanë qenë të konsiderueshme që në fillim të vitit, veçanërisht nga tregjet e Evropës Veriore, Evropës Qendrore dhe Ballkanit, por edhe vende te ndryshme të botës.

Vizitorët po zgjedhin Ksamilin jo vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht, por gjithnjë e më shumë në periudhat maj-qershor dhe shtator-tetor.

Ksamil vijon të mbetet një nga pikat kryesore turistike të Shqipërisë, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme dh duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në jug të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…