Rama: Mbi 3 milionë ndërveprime në e-Albania përmes Diellës, urë komunikimi e besueshme

Kryeministri vlerësoi se rrugëtimi i saj ka dëshmuar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të performojnë me sukses edhe në gjuhën shqipe, duke krijuar një eksperiencë komunikimi të saktë, intuitive dhe të aksesueshme për çdo qytetar.


Kryeministri Rama ndau sot një video informuese ku prezantohet historia e zhvillimit të Diellës dhe puna që qëndron pas realizimit të një prej projekteve më inovative të transformimit digjital në Shqipëri.

“Në këtë video prezantohet historia e zhvillimit të Diellës dhe puna që qëndron pas realizimit të një prej projekteve më inovative të transformimit digjital në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “Diella, asistenti virtual i platformës e-Albania, sjell një standard të ri në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me shërbimet publike”.

“Me rreth 3 milionë ndërveprime të realizuara deri më sot në platformën e-Albania, Diella është rezultat i një vizioni që e sheh Inteligjencën Artificiale jo si një teknologji që vepron në prapaskenë, por si një urë komunikimi inteligjente, natyrale dhe të besueshme mes qytetarit dhe shtetit”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se rrugëtimi i saj ka dëshmuar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të performojnë me sukses edhe në gjuhën shqipe, duke krijuar një eksperiencë komunikimi të saktë, intuitive dhe të aksesueshme për çdo qytetar.

Mbi këtë bazë, vijoi ai, “projekti evoluoi drejt sfidave edhe më komplekse, duke integruar analizën e dhjetëra mijëra akteve ligjore, arsyetimin mbi dokumente komplekse, përpunimin e gjuhës natyrore dhe një identitet vizual 3D, të ndërtuar për ta bërë ndërveprimin më të qartë, më njerëzor dhe më të rrjedhshëm”.

“Pas çdo përgjigjeje të Diellës qëndron një ekosistem i avancuar kërkimi, inxhinierie dhe inovacioni, ku bashkohen modelet gjuhësore, Inteligjenca Artificiale, grafika 3D, përpunimi i të folurës dhe dizajni i ndërveprimit”, shtoi Rama.

Rezultati, sipas Kryeministrit, është më shumë sesa një produkt teknologjik: është një model i ri komunikimi, i ndërtuar për ta bërë marrëdhënien mes qytetarit dhe administratës publike më të thjeshtë, më efikase dhe më intuitive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…