
Rama dënon sulmin në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin
Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman pas ngjarjes tragjike në Paradën e Krenarisë, në Berlin.

Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman pas ngjarjes tragjike në Paradën e Krenarisë, në Berlin.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen.
Sipas Ramës, “ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim”.
“Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve. Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë”, tha Rama.
Një person humbi jetën dhe të paktën 16 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, pasi një furgon u përplas me turmën gjatë festimeve të paradës së komunitetit LGBTQ+, Christopher Street Day (CSD), në Berlin.
Burimi ATSH



















