Karakaçi: Projektligji për shërbimet digjitale, hap drejt tregut të përbashkët digjital të BE-së

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë prezantimit të projektligjit në tryezën e konsultimit publik, tha se kjo nismë ka rëndësi të veçantë si për transformimin digjital të vendit, ashtu edhe për procesin e integrimit evropian.


Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” synon krijimin e një kuadri ligjor modern për rregullimin e shërbimeve digjitale, rritjen e sigurisë online dhe mbrojtjen më të mirë të përdoruesve e konsumatorëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë prezantimit të projektligjit në tryezën e konsultimit publik, tha se kjo nismë ka rëndësi të veçantë si për transformimin digjital të vendit, ashtu edhe për procesin e integrimit evropian.

“Ky projektligj bën rregullimin e një sektori shumë të rëndësishëm siç janë shërbimet digjitale në Shqipëri, por është edhe një proces shumë i rëndësishëm në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai është bazuar mbi Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian dhe bën përafrimin e plotë të këtij akti”, deklaroi Karakaçi.

Sipas ministrit, zhvillimet e shpejta teknologjike dhe përdorimi masiv i platformave online kërkojnë përshtatjen e legjislacionit me standardet më të avancuara.

“Transformimi digjital kërkon një kuadër ligjor bashkëkohor, gjithëpërfshirës, që promovon zhvillimet inovative, por garanton gjithashtu respektimin e të drejtave themelore dhe mbrojtjen e konsumatorit në mjedisin digjital”, u shpreh ai.

Karakaçi bëri të ditur se projektligji përcakton rregulla për ofruesit e shërbimeve ndërmjetëse, duke përfshirë platformat online, shërbimet e internetit dhe platformat e hostimit, me synim krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt, transparent dhe të besueshëm.

“Projektligji kontribuon në mirëfunksionimin e shërbimeve ndërmjetëse në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur rregulla të harmonizuara për një mjedis online të sigurt, të parashikueshëm dhe të besueshëm, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të konsumatorit”, tha ministri.

Ai theksoi se nga 61 nene që përmban projektligji, 60 prej tyre janë përafrim i plotë me Aktin e Shërbimeve Digjitale të BE-së, ndërsa drafti do t’i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim përpara vijimit të procedurave të miratimit.

Sipas Karakaçit, objektivat kryesore të kësaj nisme janë rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së platformave online, forcimi i mbrojtjes së përdoruesve, trajtimi më efektiv i përmbajtjeve të paligjshme dhe krijimi i një tregu digjital më konkurrues.

Ministri bëri të ditur se, përpara konsultimit publik me grupet e interesit, janë zhvilluar tre tryeza teknike me institucionet përgjegjëse dhe përfaqësues të shoqërisë civile për hartimin e këtij projektligji.

Marrë nga ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…