Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Thomas Byrne, ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, dhe Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin, pas Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama u shpreh se ky zhvillim është një vlerësim për progresin e bërë nga Shqipëria dhe reformat e ndërmarra.

“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një tjetër gur kilometrik shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Rama.

“Sapo ramë dakord për të mbyllur tre kapituj të rëndësishëm të negociatave dhe ky nuk është thjesht një hap në këtë proces të gjatë, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit”, tha kryeministri.

Sipas tij, procesi i integrimit europian mbështetet mbi rezultate dhe meritë nga të dyja palët.

“E sotmja është e rëndësishme edhe sepse përcjell një mesazh të fuqishëm të kësaj epoke të re: Shqipëria jep rezultate, BE-ja jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe Bashkimi Evropian reagon në përputhje me këtë. Ky është thelbi i procesit, një proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja palët”, u shpreh Rama.

Kryeministri falënderoi ministrin irlandez Thomas Byrne dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, për mbështetjen në këtë proces.

“Nuk mundem veçse të falënderoj Thomas. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, shumë irlandeze, super e martë dhe, ashtu siç thashë edhe më parë, uroj që ta ruani këtë ambicie për të qenë gjithmonë super gjatë gjithë presidencës suaj”, deklaroi Rama.

Ndërsa për Komisioneren Kos, Rama tha: “Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe ke mbajtur gjithmonë drejtimin përpara, pavarësisht pengesave”.

Kryeministri theksoi se Shqipëria vijon punën për afrimin e standardeve europiane dhe forcimin e institucioneve.

“Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam ta shohim si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, pritshmëritë e qytetarëve janë një nxitje për të vijuar reformat.

“Dhe prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë. Qytetarët janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon. Prandaj, na duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe të japim rezultate për qytetarët tanë”, tha ai.

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa rezultatet, mbi bazën e këtij kuadri negociator, që lidhet me rritjen e standardeve dhe forcimin e institucioneve në vendin tonë”, përfundoi Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kos: Shqipëria tashmë pjesë e familjes europiane në tri fusha

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë negociatorë me Shqipërinë si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kos: Shqipëria tashmë pjesë e familjes europiane në tri fusha

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë negociatorë me Shqipërinë si…