
Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve në mbështetje të Ukrainës zhvillohet në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut, Festës Kombëtare të Francës.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale momente nga pritja e Presidentit Macron, si dhe takimet me disa prej liderëve pjesëmarrës në këtë samit.
Takimi ka mbledhur në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
Marrë nga ATSH


















