Fotoja familjare e samitit të NATO-s në Ankara

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Në kuadër të samitit, u realizua edhe fotoja familjare e liderëve të pranishëm në Ankara. Kryeministri Rama ishte në rresht të parë në krah të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump.

Samiti në Ankara bashkon udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si edhe partnerë kryesorë të Aleancës, për të shqyrtuar çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e investimeve në mbrojtje, modernizimin ushtarak dhe koordinimin e politikave të sigurisë.

Në fokus të diskutimeve janë gjithashtu kapaciteti mbrojtës i Europës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për të kontribuar në forcimin e sigurisë kolektive dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta të Aleancës.

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.