Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta doganore

Administratat doganore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare, me synim rritjen e efikasitetit të kontrolleve, lehtësimin e tregtisë dhe shkurtimin e kohës së pritjes në kufi.


Administratat doganore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare, me synim rritjen e efikasitetit të kontrolleve, lehtësimin e tregtisë dhe shkurtimin e kohës së pritjes në kufi.

Gjatë një vizite në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan, delegacionet e kryesuara nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të OSBE-së, diskutuan mbi zbatimin praktik të marrëveshjes dhe finalizimin e protokollit.

Sipas Administratës Doganore Shqiptare, dokumenti i ri do të harmonizojë procedurat doganore, do të forcojë kontrollet e përbashkëta dhe do të përmirësojë koordinimin mes dy administratave, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe objektivat e integrimit rajonal.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, vlerësoi se bashkëpunimi mes dy administratave përbën një shembull konkret partneriteti në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

“Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve”, u shpreh Beja.

Nga ana e tij, drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, theksoi se protokolli do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.

Përfaqësuesit e OSBE-së e vlerësuan nismën si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe të sigurisë rajonale, duke theksuar se protokolli zgjeron modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore.

Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe procesit të integrimit evropian të rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…