Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Gjermani, ku mori pjesë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.


Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Gjermani, ku mori pjesë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Samiti bëri së bashku startup-e, kompani të konsoliduara, korporata, investitorë, profesionistë dhe krijues të së ardhmes në ambientet e Jahrhunderthalle Bochum, duke ofruar një platformë unike për shkëmbimin e ideve, ndërtimin e partneriteteve dhe promovimin aktiv të inovacionit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky është “revolucioni i heshtur” që po shpaloset në të gjithë botën, duke ndryshuar raportin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, kur pushteti bazohej te burimet tradicionale si qymyri, vendet e vogla mbeteshin të kufizuara, ndërsa në epokën e inteligjencës, një vend i vogël mund të shndërrohet në një laborator inovacioni.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse më kanë ftuar këtu, si përfaqësues i një prej laboratorëve më të vegjël në Europë,” u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje historinë e Shqipërisë, duke theksuar periudhën e izolimit për gati gjysmë shekulli.

“Për thuajse gjysmë shekulli jetuam brenda ndoshta diktaturës më izoluese të këtij kontinenti, një lloj Koreje e Veriut e Europës, duke ndërtuar bunkerë në vend të urave, mure në vend të dritareve, dhe dyshim në vend të besimit”, u shpreh ai.

Rama theksoi se në atë periudhë shteti kishte kontroll të plotë mbi qytetarët, ndërsa qytetarët kishin shumë pak informacion për shtetin.

Pas tranzicionit, sipas tij, Shqipëria trashëgoi jo vetëm demokracinë, por edhe një sistem të rënduar burokratik.

Ai e përshkroi administratën e asaj kohe si të mbingarkuar me procedura, vula, firma dhe radhë të gjata, ku çdo shërbim administrativ ishte kthyer në një proces të gjatë dhe të ndërlikuar.

“Çdo procedurë administrative u shndërrua në një pelegrinazh. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër, çdo firmë një firmë tjetër, dhe pas çdo sporteli qëndronte dikush që kishte pushtet vendimmarrës mbi një dokument që në thelb i takonte qytetarit”, tha Rama.

Sipas tij, sfida kryesore nuk ishte thjesht digjitalizimi i formularëve, por rikonceptimi i vetë marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit.

Ai theksoi se korrupsioni nuk është vetëm një problem moral, por edhe një problem arkitekturor i sistemit administrativ.

“Bëmë një zgjedhje, jo të modernizonim qeverisjen, por të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se sot Shqipëria ka mbi 1 mijë shërbime publike tërësisht digjitale, dhe për rreth 95% të tyre qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht në institucione, por mund t’i kryejnë online.

Ai shtoi se ende mbeten disa shërbime që kërkojnë prezencë fizike, si martesa apo marrja e shenjave të gishtërinjve, por synimi është zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve digjitale.

“Është qeveria që shkon tek qytetari dhe jo anasjelltas”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Inteligjenca artificiale, përshpejtues strategjik për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku prezantoi vizionin e qeverisë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Inteligjenca artificiale, përshpejtues strategjik për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku prezantoi vizionin e qeverisë…