Rama: Sot miratohet Akti Normativ, çojmë në 2.6% shpenzimin për mbrojtjen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se qeveria do të miratojë Aktin Normativ që e çon shpenzimin për mbrojtjen në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit.


Kryeministri Edi Rama informoi sot se qeveria do të miratojë Aktin Normativ që e çon shpenzimin për mbrojtjen në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit.

Rama ishte i pranishëm sot në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare “FINCANTIERI”, kompanisë shtetërore “KAYO” dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

“Pas këtij takimi qeveria shqiptare do të miratojë një akt normativ ku ndër të tjera Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm për të arritur targetin e përcaktuar nga anëtarësia jonë në NATO, që e çon në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit, shpenzimin tonë për mbrojtjen”, bëri të ditur Rama.

Sipas tij, përfituesit e drejtpërdrejtë janë të gjithë ata që janë pjesë e strukturës sonë të ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të gjithë ata të cilët do t’i bashkohen hap pas hapi kësaj rritje të jashtëzakonshme të kapaciteteve tona të mbrojtjes e sigurisë”, shtoi Rama.

Pjesë e kësaj sipas tij, është edhe rritja e industrisë ushtarake.

“Ne kemi një histori dramatike, një histori të jashtëzakonshme nga një vend ndër më të militarizuarit në botë për perimetër territorial dhe numër popullsie, në një vend që humbi gjithçka pas ndryshimit të regjimit”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…