Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të rritjes ekonomike dhe mundësive që ajo krijon për zgjerimin e politikave sociale dhe investimeve publike.


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të rritjes ekonomike dhe mundësive që ajo krijon për zgjerimin e politikave sociale dhe investimeve publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se akti mundëson një tjetër bonus për pensionistët, rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirë autizmin, si dhe për kujdestarët e tyre.

Ai nënvizon gjithashtu se është miratuar një paketë e gjerë masash mbështetëse që përfshin teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin urban e rural, ndërsa veçon edhe rritjen e financimit për mbrojtjen, të cilën e cilëson si më të madhin ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura.

“Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës”, shtoi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria ka vendosur akordimin e një bonusi të ri për pensionistët, në vlerën 5 mijë lekë, i cili do të nisë të shpërndahet që nga dita e nesërme.

Ajo sqaroi se masa përfshin të gjitha kategoritë e rreth 777.200 pensionistëve, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjar dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare.

Sipas saj, efekti financiar i bonusit është rreth 3,7 miliardë lekë dhe mbështetet në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe performancën pozitive të ekonomisë.

Ibrahimaj shtoi se qeveria do të vijojë politikat e mbështetjes për pensionistët, me synimin që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në të ardhurat e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…