Sula nga Shëngjini: Nuk do të ketë tolerim për zaptimin e plazheve dhe shkeljet që cenojnë sigurinë

Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve gjatë sezonit turistik veror dhe do të ketë tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje.


Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve gjatë sezonit turistik veror dhe do të ketë tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje.

Kështu deklaroi Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi të zhvilluar në Shëngjin me strukturat rajonale të inspektoriateve në qarkun e Lezhës.

Sula theksoi se zonat turistike do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat inspektuese.

“Inspektoratet rajonale nuk duhet të tolerojnë individë apo subjekte që abuzojnë me ligjin në kurriz të interesit publik. Hapësirat publike dhe plazhet publike kanë qenë prej vitesh një problematikë për qytetarët dhe nuk do të lejojmë që ato të zaptohen nga subjekte të caktuara”, u shpreh ai.

Sipas Sulës, me nisjen e sezonit turistik është ngritur një task-forcë e posaçme, e cila përfshin institucionet vendore dhe qendrore, për monitorimin e përditshëm të situatës në zonat bregdetare.

“Duhet të monitorohet çdo ditë situata në plazhe. Zonat e përcaktuara për pushim dhe notim duhet të jenë të sigurta dhe nuk duhet të lejohet prania e mjeteve lundruese si motorët e ujit apo jet-skitë në këto hapësira”, deklaroi Sula.

Task-forca do të koordinojë veprimet e inspektoriateve përgjatë gjithë sezonit veror, me synim garantimin e sigurisë, rendit dhe respektimit të standardeve në zonat turistike të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…