Shqipëria shënon rritje në Indeksin Global të Paqes

Shqipëria është renditur në vendin e 36-të në botë në Indeksin Global të Paqes i vitit 2026, duke shënuar përmirësim krahasuar me një vit më parë ku renditej në vendin e 52-të.


Shqipëria është renditur në vendin e 36-të në botë në Indeksin Global të Paqes i vitit 2026, duke shënuar përmirësim krahasuar me një vit më parë ku renditej në vendin e 52-të.

Raporti i Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) mat gjendjen e paqes në 163 shtete, në tre fusha kryesore, niveli i sigurisë dhe mbrojtjes shoqërore, shkalla e konfliktit të vazhdueshëm vendas dhe ndërkombëtar si dhe shkalla e militarizimit.

Në këtë Indeks Shqipëria renditet menjëherë pas Italisë, me 1.725 pikë duke reflektuar stabilitet në treguesit kryesorë.

Sa i përket vendeve të rajonit Shqipëria renditet pas Malit të Zi i cili është në vendin e 34-t në me 1.685 pikë. Në raport pas vendit tonë, renditen Maqedonia e Veriut në vendin e 46-të me 1.792 pikë, Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 48-të me 1.81 pikë dhe Kosova në vendin e 54-t me 1.83 pikë. Ndërsa Serbia renditet në vendin e 70-të në botë me 1.919 pikë.

Në vendin e parë për vitin 2026 renditet Islanda si shteti më paqësor në botë dhe më pas, Zelanda e Re, Zvicra, Sllovenia dhe Irlanda.

Indeksi Global i Paqes (GPI) i vitit 2026 zbulon një botë që përballet me pasojat ekonomike të një numri rekord konfliktesh që janë gjithnjë e më të ndërlidhura dhe të vështira për t’u zgjidhur.

Në raport theksohet se “ky përkeqësim është nxitur nga një ndryshim i thellë gjeopolitik, i karakterizuar nga ndikimi në rritje i fuqive të mesme dhe fuqia në rënie e fuqive tradicionale evropiane të njohura si “Fragmentimi i Madh”. Kjo shoqërohet gjithashtu nga një revolucion i shpejtë teknologjik në luftë që po e lë shumë pas të drejtën dhe diplomacinë ndërkombëtare”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…