AKSK apel qytetarëve: Kujdes nga telefonatat mashtruese në emër të bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ftoi sot qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese që imitojnë banka dhe institucione të njohura.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ftoi sot qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese që imitojnë banka dhe institucione të njohura.

AKSK bën me dije se ka identifikuar raste të thirrjeve të dyshimta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku përdoruesit kontaktohen nga adresa emaili që përdorin emra, logo dhe identitete vizuale të bankave apo institucioneve të njohura për të fituar besimin e tyre.

AKSK informon se “mashtruesit mund të paraqiten si përfaqësues të një banke ose institucioni, duke pretenduar se ka probleme me llogarinë tuaj, se kërkohet verifikim i të dhënave ose se duhet të kryeni një veprim urgjent”.

Për të rritur sigurinë e të dhënave, AKSK apelon qytetarët që të mos ndajnë kredencialet e hyrjes në llogaritë e tyre, kodet OTP ose kodet e verifikimit; të dhëna të kartave bankare dhe informacione të tjera personale apo financiare.

Për t’u mbrojtur, AKSK cilëson në njoftim se qytetarët duhet të verifikojnë gjithmonë identitetin e personit që i kontakton përmes kanaleve zyrtare të institucionit përkatës; të mos i besojnë vetëm emrit, logos apo fotos së profilit; të mos klikojnë lidhje dhe mos instalojnë aplikacione të dërguara gjatë komunikimit; të ndërpritet menjëherë telefonata nëse iu kërkohen informacione dhe të bllokojnë dhe raportojnë llogaritë ose kontaktet e dyshimta në platformën përkatëse.

“Bankat dhe institucionet nuk ju kërkojnë kredencialet, fjalëkalimet apo kodet e sigurisë përmes telefonatave, videothirrjeve apo mesazheve”, thuhet në njoftim.

Burimi ATSH

Sula nga Shëngjini: Nuk do të ketë tolerim për zaptimin e plazheve dhe shkeljet që cenojnë sigurinë

Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve gjatë sezonit turistik…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

Si konflikti me Iranin ekspozoi kufijtë e fuqisë ushtarake dhe riktheu gjeografinë në qendër të politikës ndërkombëtare

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sula nga Shëngjini: Nuk do të ketë tolerim për zaptimin e plazheve dhe shkeljet që cenojnë sigurinë

Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve gjatë sezonit turistik…