Agjencia Kërkimit Shkencor: Energjia e erës në Shqipëri, potencial për uljen e importeve të energjisë

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë së Erës, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) solli në vëmendje rezultatet e një projekti kërkimor që evidenton potencialin e lartë të Shqipërisë për zhvillimin e energjisë eolike dhe kontributin e saj në reduktimin e importeve të energjisë elektrike dhe ndotjes së mjedisit.

Projekti “Studimi i potencialit të energjisë së erës në zonat me interes në Shqipëri dhe kontributi i saj në reduktimin e importit të energjisë elektrike dhe ndotjes mjedisore”, i financuar nga Ministria e Arsimit në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit, analizoi 11 zona me potencial eolik në pesë rajone gjeografike të vendit.

Sipas AKKSHI-së, studimi ofroi vlerësimin e parë sistematik dhe tekniko-ekonomik të burimeve të energjisë së erës në Shqipëri, duke krijuar një bazë të rëndësishme të dhënash për planifikimin e investimeve në këtë sektor.

Ndër zonat e studiuara, zona e Shashicës në Kaninë të Vlorës u përzgjodh për realizimin e studimit pilot më të detajuar. Analiza u mbështet në matje trevjeçare të kryera në terren përmes një kulle anemometrike, si dhe në një vlerësim me shumë skenarë që përfshinte 64 kombinime parametrike.

“Studimi demonstron përmes rezultateve sasiore se projektet e energjisë eolike në tokë në Shqipëri janë teknikisht të realizueshme dhe ekonomikisht të qëndrueshme”, thekson AKKSHI.

Ekspertët vlerësojnë se shfrytëzimi i energjisë së erës mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të vendit dhe në përmbushjen e angazhimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Rezultatet e projektit evidentojnë potencialin që ka vendi për të diversifikuar burimet e prodhimit të energjisë, për të ulur varësinë nga importet dhe për të mbështetur objektivat e tranzicionit të gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia