Investimi në politikat miqësore me familjen rrit punësimin dhe konkurrueshmërinë

Konferenca rajonale për më shumë zgjedhje përmes balancës punë-jetë përfundoi sot në Tiranë, duke konfirmuar nevojën për të përshtatur dhe zbatuar Direktivën e BE-së mbi Ekuilibrin Punë-Jetë si një politikë që mbështet familjet.


Konferenca rajonale për më shumë zgjedhje përmes balancës punë-jetë përfundoi sot në Tiranë, duke konfirmuar nevojën për të përshtatur dhe zbatuar Direktivën e BE-së mbi Ekuilibrin Punë-Jetë si një politikë që mbështet familjet.

Kjo konferencë ofroi një platformë strategjike për të çuar përpara dialogun mbi politikat familjare, pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe ekuilibrin punë-jetë si pjesë e rrugës së Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Diskutimet u përqendruan në Kapitullin 19 mbi Politikën Sociale dhe Punësimin, me vëmendje të veçantë në Direktivën e BE-së për Ekuilibrin Punë-Jetë dhe Direktivën për Mundësi të Barabarta.

Drejtuesja e Zyrës së UNFPA-së në Shqipëri, Manuela Bello tha se “konferenca arriti një konsensus të gjerë se përshtatja dhe zbatimi i direktivave të BE-së dhe puna jonë e UNFPA-së në vend për më shumë zgjedhje krijon mundësi reale për gratë dhe burrat që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në punë, në jetën familjare dhe në shoqëri”.

Sipas saj, u rikonfirmua edhe një herë se politikat familjare të përgjegjshme gjinore janë thelbësore për arritjen e barazisë gjinore, forcimin e tregut të punës dhe sigurimin që askush të mos lihet pas dore.

Konferenca bëri bashkë institucione publike dhe sektorin privat për të diskutuar rrugët praktike për përafrimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së, duke theksuar njëkohësisht rolin e kompanive si zbatuese dhe avokate të ndryshimit.

Pjesëmarrësit u dakordësuan se politikat e vendit të punës që janë miqësore me familjen nuk janë vetëm masa sociale, por edhe investime të zgjuara për bizneset, punëtorët dhe shoqëritë.

“Nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, politikat miqësore ndaj familjes që i përgjigjen përkatësisë gjinore nuk janë vetëm një instrument social. Ato janë politika ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim, produktivitet, zhvillimin e aftësive dhe konkurrueshmërinë e biznesit. Vendet që kanë investuar në politika miqësore ndaj familjes, që mbështesin prindërimin dhe kujdesin, kanë norma më të larta pjesëmarrjeje në tregun e punës, veçanërisht, të grave dhe vajzave dhe rezultate më të mira ekonomike afatgjata”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ndërsa zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko deklaroi se “edhe pse Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën ekonomike dhe publike, mbeten ende disa sfida. Gratë vazhdojnë të mbajnë barrën e punës së papaguar për kujdesin, gjë që kufizon mundësinë e tyre për t’u punësuar, për të pasur një karrierë dhe për të pasur pavarësi ekonomike”.

Ne, shtoi Majko, besojmë se këto politika të përgjegjshme gjinore e vende pune miqësore ndaj familjes janë një investim i rëndësishëm në kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm të projektit rajonal “Më Shumë Zgjedhje: Politika të Përgjegjshme Gjinore e Vende Pune Miqësore me Familjet për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor – Faza 2”, financuar nga Zyra Austriake për Partneritete Ndërkombëtare.

Projekti mbështet pjesëmarrjen e plotë të grave në tregun e punës, duke promovuar politika të përgjegjshme gjinore e vende pune miqësore me familjet dhe duke kontribuar në prioritetet e pranimit në BE në të gjithë rajonin.

Gjithashtu pjesëmarrësit diskutuan strategjitë që synojnë përshtatjen dhe zbatimin e politikave më të mira që janë të kontekstualizuara dhe të vlerësuara nga punonjësit në vendin e punës.

Ata gjithashtu ndanë një gamë të gjerë shembujsh të politikave dhe ndërhyrjeve të tilla, që janë tashmë në fuqi për të forcuar ekuilibrin midis punës dhe jetës: nga leja e babait, deri te puna në distancë; nga dhomat e kujdesit ditor për fëmijët, deri te dhomat e ushqyerjes me gji për nënat dhe foshnjat; nga transporti falas për në/nga puna, deri te shpërblimet dhe mbështetja financiare për festimet familjare ose nevojat familjare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…