TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.


Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi. Ndërsa Parisi dhe Berlini mbështesin një proces të anëtarësimit gradual, drejtuesit e Bashkimit Europian vlerësojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit në BE.

Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi se objektivat e Bashkimit Europian janë të qarta: Mali i Zi pritet të bëhet anëtar në vitin 2028 dhe Shqipëria të jetë vendi i radhës që do ta ndjekë.

“Ky samit tregon se Ballkani Perëndimor po afrohet me Bashkimin Europian. Diskutuam se si ta bëjmë këtë moment edhe më të fortë. Ky është një vendim strategjik, i bazuar në bashkëpunim dhe besim. Besojmë se Mali i Zi mund të bëhet vendi i 28-të anëtar në vitin 2028. Shpresojmë që Shqipëria ta ndjekë shpejt dhe që i gjithë rajoni të ecë në të njëjtin drejtim. Çdo propozim që përmirëson procesin e zgjerimit është i mirëpritur”, theksoi Von der Leyen.

Edhe presidenti i Këshilli Europian, António Costa, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave.

“Ky është një samit i suksesshëm. Gjatë vizitës sime në rajon pashë nga afër progresin e vendeve aspirante. Tani po numërojmë mbrapsht për anëtarësimin e Malit të Zi si vendi i 28-të i Bashkimit Europian”, tha Costa.

“Javën e kaluar zhvilluam konferencën e radhës ndërqeveritare për fazën finale të negociatave. Ka nisur mbyllja e tre kapitujve për Shqipërinë. Po shqyrtojmë ide të reja për të përshpejtuar procesin dhe për të rritur motivimin e vendeve kandidate”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…