Prévot: Hapja e ambasadës belge në Tiranë, sinjal i rëndësisë së marrëdhënieve me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa konfirmoi se Belgjika do të hapë ambasadën e saj në Tiranë, si një sinjal i rëndësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa konfirmoi se Belgjika do të hapë ambasadën e saj në Tiranë, si një sinjal i rëndësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, pas takimit bilateral me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Prévot shprehu kënaqësinë për pritjen e diplomatit shqiptar në Bruksel.

Gjithashtu ai theksoi se, miratimi i IBAR është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë

“Jam i kënaqur të mirëpres Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ferit Hoxha në Bruksel, një mik dhe një ish-diplomat që e njeh shumë mirë këtë qytet nga vitet e tij si Ambasador këtu. Dhe për fat të keq i njohur me shirat tipikë belgë!”, shkruan Prévot

Prévot e cilësoi hapjen e ambasadës belge në Tiranë si një tregues të qartë të vlerësimit që Belgjika i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Patëm një takim plot lajme të mira. Belgjika do të hapë një ambasadë në Tiranë, një sinjal i qartë i rëndësisë që i kushtojmë marrëdhënies sonë. Dhe vetëm javën e kaluar, Shqipëria u bë vendi i dytë kandidat i BE-së që mori IBAR, duke hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe për të cilën e përgëzojmë ngrohtësisht Shqipërinë”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se Belgjika inkurajon Shqipërinë të vijojë reformat me të njëjtën vendosmëri, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Belgjika e inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në këtë rrugë me të njëjtën vendosmëri, veçanërisht në sundimin e ligjit, pavarësinë gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. Rruga drejt anëtarësimit bazohet në meritë dhe Shqipëria po dëshmon se mund të japë rezultate”, shtoi ai.

Sipas Prévot, në takimin bilateral u diskutua edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi, polici dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë dypalësh në drejtësi, polici dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin rajonal. Ballkani Perëndimor është në krye të axhendës sime. Pres me padurim të vizitoj Tiranën vitin e ardhshëm për hapjen e ambasadës sonë”, përfundon Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot.

Burimi ATSH

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…