Eurostat: Shqipëria, rritje me 11,2% të netqëndrimeve turistike në 3-mujorin e parë


Shqipëria regjistroi një rritje prej 11,2% të netqëndrimeve në strukturat akomoduese turistike gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Raporti tregon se në periudhën janar-mars në vendin tonë u regjistruan gjithsej 834.966 netqëndrime, nga të cilat 308.781 u realizuan nga turistët vendas dhe 526.185 nga vizitorët e huaj.

Sipas Eurostat, rritja në Shqipëri u mbështet si nga turizmi vendas, ashtu edhe nga ai i huaj.

Netqëndrimet e turistëve vendas u rritën me 14,1%, ndërsa ato të vizitorëve të huaj me 9,6% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të aktivitetit turistik në Europë gjatë kësaj periudhe, duke lënë pas disa vende të rajonit. Në Maqedoninë e Veriut rritja totale ishte vetëm 0,1%, ndërsa Mali i Zi regjistroi rënie me 2,4%.

Në nivel të Bashkimit Europian, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 u regjistruan 471,1 milionë netqëndrime në akomodimet turistike, ose 3,4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Eurostat vlerëson se rritja e turizmit në BE u nxit kryesisht nga turistët ndërkombëtarë, netëqëndrimet e të cilëve u rritën me 5,5%, ndërsa turizmi vendas shënoi rritje më modeste prej 1,7%.

Sipas raportit, Irlanda regjistroi rritjen më të lartë në Europë me 35,3%, e ndjekur nga Malta me 11,1%, Danimarka me 9,3% dhe Kroacia me 9%.

Italia, Spanja dhe Gjermania mbetën destinacionet me volumin më të madh të netëqëndrimeve turistike në Bashkimin Europian gjatë tre muajve të parë të vitit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…