Koçiu: Raporti IBAR të lexohet qartë, BE njeh progresin e Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu kërkoi sot që raporti IBAR të lexohet mirë dhe qartë dhe të mos bëhen interpretime të gabuara, ndërkohë që theksoi se Bashkimi Europian njeh progresin e Shqipërisë.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu kërkoi sot që raporti IBAR të lexohet mirë dhe qartë dhe të mos bëhen interpretime të gabuara, ndërkohë që theksoi se Bashkimi Europian njeh progresin e Shqipërisë.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me pengesat që ka sjellë vendimi për mos heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut në procesin e negociatave.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe nuk është një qëndrim i cili ka penguar procesin e negociatave që po zhvillohen me BE-në. Vendimmarrja më e fundit e tregoi më së miri që qeveria shqiptare, institucionet por edhe PS në Kuvend ka zhvilluar dhe vazhdon të dialogojë në një qasje konstruktive”, tha Balluku.

Sipas saj, gjithë këto vendimmarrje nuk e kanë cenuar progresin e Shqipërisë dhe as nuk e kanë vënë në diskutim raportin e saj me drejtësinë.

“Të gjitha këto janë thjesht aludime të opozitës dhe atyre që në fakt e njollosin dhe e përbaltin Shqipërinë përditë, por që nuk ja dolën dot. Për fat të mirë ne jemi këtu ku jemi sot, jemi duke diskutuar dhe negociuar për t’i mbyllur kapitujt brenda kësaj dekade. Ky është lajmi që duhet t’i gëzojë dhe ta pranojnë të gjithë, që në fund të ditës ne bëjmë detyrën me përkushtim, me shumë seriozitet dhe për këtë edhe BE na njeh progresin”, tha Koçiu.

Koçiu theksoi se është një vendimmarrje dhe punë e jashtëzakonshme e gjithë punonjësve të administratës publike nën vullnetin e qeverisë shqiptare, që në këtë drejtim ka përmbushur të gjithë misionin e saj për t’i qëndruar deri në fund dhe për të përmbushur këtë angazhim që i kemi vënë vetes brenda vitit 2030.

Ndërkohë sipas saj, raporti IBAR duhet të lexohet mirë dhe qartë dhe të lexohet ashtu siç është shkruar.

“Është mirë që të mos marrim dhe bëjmë interpretime të gabuara të atyre që shkruhen në raportet e Komisionet Europian, sepse është gjuhë teknike që në fund të ditës orienton institucionet për të marrë përsipër angazhimet që dalin nga këto raporte. Ju ftoj ta lexoni me vëmendje dhe të mos bëni interpretime”, tha Koçiu.

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…