Kos: Mbështesim vizionin e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda 2027-ës

Pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos zhvilluan një konferencë për shtyp.


Pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos zhvilluan një konferencë për shtyp.

E pyetur nëse do të jetë e mundur që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda vitit 2028, Kos u shpreh se mbështet vizionin e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

“Dua të them që ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë dhe falë udhëheqjes suaj të fortë. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt, për piketat, për grupkapitujt, për çelje, mbyllje, por gjithçka bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi”, tha Kos.

Kos theksoi se “Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është edhe një herë përparësi e Bashkimit Evropian dhe nëse dikush e kupton që kjo dritare, kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm”.

“Kur flasim për datën, ju thashë që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbyllur negociatat deri në fund të 2027-ës dhe pastaj do t’i ngjitem Korabit së bashku me Kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot”, tha ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…