Shqipëri-Mal i Zi, memorandum bashkëpunimi për modernizimin e shërbimeve postare

Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj dhe homologu i tij malazez, Josip Djuraskoviç, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit


Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj dhe homologu i tij malazez, Josip Djuraskoviç, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e shërbimeve postare dhe financiare mes dy vendeve.

Xhafaj e cilësoj këtë bashkëpunim një hap të rëndësishëm drejt një epoke të re të modernizimit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Objektivat tanë të përbashkët synojnë: Digjitalizimin, inovacionin dhe integrimin e teknologjive të reja. Mbështetjen e tregtisë elektronike (e-commerce) dhe lehtësimin e transportit tokësor”, u shpreh Xhafaj.

Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit në shërbimet postare, financiare dhe bankare, mbështetjen e tregtisë elektronike dhe përmirësimin e shkëmbimit të dërgesave postare në rrugë tokësore, me qëllim lehtësimin e tregtisë rajonale.

Gjithashtu parashikohet optimizimi i transfertave të parave dhe shkëmbimi i eksperiencave operacionale dhe garantimi i sigurisë maksimale dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

“Angazhimi ynë mbetet i qartë, inovacion i vazhdueshëm dhe shërbime më të sigurta e bashkëkohore për qytetarët tanë”, tha Xhafaj.

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…