Sistemet digjitale dhe teknologjitë në bujqësi, AZHBR pjesë e konferencës në Dublin

Një delegacion i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) mori pjesë në edicionin e 65-të të Konferencës Panta Rhei që u zhvillua në Dublin.


Një delegacion i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) mori pjesë në edicionin e 65-të të Konferencës Panta Rhei që u zhvillua në Dublin.

Konferenca Panta Rhei është një nga platformat më të rëndësishme evropiane që bashkon ekspertë të teknologjisë, inovacionit dhe administrimit nga agjencitë e pagesave të vendeve të BE-së, shteteve anëtare dhe vendeve kandidate.

Gjatë punimeve të konferencës, përmes sesioneve teknike, workshop-eve dhe diskutimeve profesionale, delegacioni shqiptar u njoh nga afër me zhvillimet më të fundit në sistemet digjitale dhe teknologjitë që mbështesin zbatimin e politikave moderne në bujqësi.

AZHBR bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale të Shqipërisë dhe avancimin e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS), i cili është një element kyç për menaxhimin dhe monitorimin e mbështetjes në sektorin bujqësor.

Gjatë takimeve, shkëmbimi i eksperiencave me vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate u theksua si thelbësor për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Burimi ATSH

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…