Rritje me rreth 11% e turistëve të huaj gjatë marsit, favorizohet nga pasiguria në Lindjen e Mesme

Më shumë se 600 mijë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit mars të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Më shumë se 600 mijë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit mars të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e publikuara nga raporti i INSTAT-it, tregojnë se fluksi i vizitorëve ka reflektuar një përshpejtim të ndjeshëm të turizmit dhe udhëtimeve personale, veçanërisht pas dy muajve të parë të vitit kur lëvizjet ishin më të ngadalta.

Situata e pasigurisë në Lindjen e Mesme ka shtyrë disa vizitorë europianë të ndryshojnë destinacionet, duke zgjedhur Shqipërinë si një alternativë më të sigurt dhe tërheqëse.

Shoqatat e turizmit në vend kanë konfirmuar pritshmëri pozitive për sezonin turistik, duke e konsideruar këtë trend një sinjal optimizmi për rritjen e fluksit të vizitorëve gjatë gjithë vitit, me ndikim të drejtpërdrejtë në sektorët ekonomik dhe turistik të vendit.

Hyrjet totale në vend gjatë marsit arritën 1.289.468 persona, nga të cilët 680.105 ishin qytetarë shqiptarë, duke shënuar një rritje më të lartë se mesatarja e vizitorëve të huaj.
Daljet nga vendi arritën në 1.282.702 persona.

Shtetasit e huaj që vizituan Shqipërinë vijnë kryesisht nga Evropa, ku Evropa Jugore përbën 80% të hyrjeve, ndërsa Evropa Perëndimore kontribuon me 7%.

Shumë vizitorë vijnë gjithashtu nga Amerika dhe Afrika, duke pasqyruar një diversifikim të burimeve të turistëve. 97% e hyrjeve të të huajve kanë qenë për qëllime personale, ndërsa udhëtimet për biznes dhe profesionale ishin më të ulëta në numër.

Nga janari deri në mars 2026, hyrjet totale kanë arritur 3.586.699 persona, një rritje prej 6,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i daljeve arriti 3.716.425, me një rritje prej 2,9%.

Ky trend pasqyron një përshpejtim të aktivitetit turistik dhe të udhëtimeve personale, i nxitur nga një kombinim faktorësh sezonale dhe ndërkombëtarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.