Vijon rivlerësimi i pasurive, Malaj: 9500 aplikime, 30 milionë euro të ardhura në dy muaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se procesi i rivlerësimit të pasurive ka nisur zyrtarisht dhe po vijon me ritme të mira, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të tij.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se procesi i rivlerësimit të pasurive ka nisur zyrtarisht dhe po vijon me ritme të mira, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të tij.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Malaj theksoi se të dhënat nga Agjencia Shteterore e Kadastres, tregojnë në rreth dy muaj janë mbledhur rreth 30 milionë euro të ardhura nga ky proces.

Ministri theksoi se me rritjen e bazës së deklaruar të pasurive pritet një rritje e mëtejshme e të ardhurave, si rezultat i një baze tatimore më të drejtë dhe më pranë çmimeve reale të tregut.

“Ju pretendoni se qeveria ka dy vite që ka bllokuar procesin, por nuk ka pasur asnjëherë një proces rivlerësimi të nisur më parë. Mund të ketë pasur nisma, por jo një proces të mirëfilltë. Procesi ka filluar me miratimin e ligjit për rivlerësimin, i cili hyri në fuqi më 20 janar 2026”, u shpreh Malaj.

Ai bëri të ditur se rivlerësimi i pasurive po zbatohet në të gjitha qytetet e vendit dhe, sipas të dhënave paraprake, janë realizuar rreth 9500 aplikime, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme rreth 35% janë në Tiranë dhe 60% në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ministri u shpreh se procesi do të jetë i hapur deri në fund të dhjetorit 2026, duke u dhënë kohë të mjaftueshme qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e tyre.

Lidhur me çmimet e reja të referencës, ministri theksoi se një grup ndërinstitucional po merr kohën e nevojshme për të nxjerrë çmime sa më afër realitetit të tregut.

“Qëllimi është që çmimet të reflektojnë transaksionet reale, pasi ato të regjistruara aktualisht janë më të ulëta se ato që aplikohen në treg dhe në zyrat imobiliare”, tha ai.

Sa i përket pretendimeve për të ardhura të munguara në buxhet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Malaj sqaroi se kjo është një taksë vendore që i kalon buxheteve të bashkive dhe nuk ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit.

Ai shtoi se kjo taksë paguhet nga ndërtuesit në përputhje me ligjin, mbi bazen e preventivit dhe jo mbi cmimet e references.

Ministri nënvizoi se, në mungesë të çmimeve të reja të referencës, është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i të ardhurave potenciale të humbura nga nëndeklarimi.

Për këtë arsye, vijoi ai, me një urdhër të kryeministrit është ngritur një grup pune me përfaqësues nga 9 institucione për të hartuar metodologjinë dhe çmimet e reja të referencës.

Ai informoi se në këtë proces janë përfshirë edhe aktorë të rëndësishëm të tregut, si shoqatat e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme dhe ato të ndërtuesve, me synimin për të krijuar një sistem që reflekton sa më mirë realitetin e tregut dhe ngushton hapësirat për evazion fiskal.

Malaj theksoi se skema e rivlerësimit pritet të ketë një ndikim të dyfishtë, formalizimin e tregut dhe rritjen e të ardhurave.

“Skema inkurajon individët të deklarojnë vlerën reale të pasurive të tyre, duke përfituar nga ulja e tatimit nga 15% në 5%”, u shpreh ai.

Malaj po ashtu theksoi se komentet nga Tabaku për “turrje” të tatimeve ndaj bizneseve janë hipotetike dhe nuk mbështeten në të dhëna konkrete.

Sipas tij, nga 142 mijë tatimpagues të regjistruar dhe aktivë gjatë vitit 2025 janë kryer vetëm 370 kontrolle, që përbëjnë rreth 3%.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit…

Global 360

Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit…