Kumbaro: Agjencia e Shërbimeve Arsimore do të mbështetet nga ekspertiza e Universitetit të Kembrixhit

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, paraqiti në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një reformë që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët në arsim.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, paraqiti në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një reformë që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët në arsim.

Që në nisje të fjalës së saj, ministrja theksoi se ndryshimi nuk është i papritur, por rezultat i një procesi të gjatë reflektimi.

“Reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore nuk është një projekt që lindi papritur, por është një punë reflektimi që ka nisur prej vitit 2019. Do të kemi një partner shumë prestigjioz, siç është Qendra e Vleresimeve e Universitetit te Kembrixhit – të cilët do të shoqërojne ngritjen e Agjencisë së re në procesin e teknologjisë dhe të trajnimeve disa vjeçare. Pse lind nevoja e reformimit? Sepse po flasim për një institucion që ofron rreth 158 mijë shërbime ne vit. Janë shërbime shumë sensitive, me afate kohore, ndonjëherë edhe jetike – për qytetarët, sic mund të jetë njehsimi i diplomës ndërkombëtare, pasi ka efekt direkt në punësim, apo në vijimin e studimeve në Shqipëri. Dhe të gjitha këto kryhen në kushte jo aq optimale sa do të dëshironim, për shkak të kapaciteteve të kufizuara teknologjike, logjistike dhe njerëzore!”, tha Kumbaro.

”Në këtë kuptim, reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Agjenci të Shërbimeve Arsimore nuk është thjesht një ndryshim emërtese apo statusi juridik, por një transformim me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e administrimit të shërbimeve, në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e besimit publik. Duhet thënë gjithashtu, dhe e theksoj, se me miratimin e këtij ligji, plotësohen edhe të gjitha piketat e Kapitullit 26 të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e bërë kapitullin e parë që Shqipëria përmbyll në këtë proces”, vijoi fjalën e saj Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

Duke iu përgjigjur edhe pretendimeve të opozitës, Kumbaro tha se Agjencia e Shërbimeve Arsimore do të mbikëqyret nga Ministria e Arsimit.

”Veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore do të mbikëqyret nga ministria përgjegjëse për arsimin, e cila do të ketë për detyrë të verifikojë zbatimin korrekt të politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e arsimit. Në projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, sipas ligjit për agjencitë autonome, parashikohet drejtimi nga një Keshill drejtues i cili është një ndër instrumentet me të cilët administrohen agjencitë autonome. Ky keshill do të drejtohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe vendimet me te rendesishme te Keshillit, që kanë të bëjnë me buxhetin, pagat, dhe tarifat per sherbimet publike, do të kalojnë dhe në një filtër tjetër dhe do te miratohen me vendim te Këshillit te Ministrave”, u shpreh Ministrja e Arsimit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…