Salla: Mbështetje për mbarështimin e derrave në Skemën Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Vaun e Dejës, ku prezantoi një nga risitë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026, përfshirjen për herë të parë të sektorit të mbarështimit t derrave.

Gjatë ndalesës në fermën e Emaldin Smakaj, Ministri Salla bëri të ditur se kërkesa e tij dhe e shumë fermerëve të tjerë tashmë është bërë realitet.

“Premtimi i dhënë për mbështetjen e këtij sektori është mbajtur dhe shumë shpejt do të nisin edhe aplikimet”, u shpreh ai.

Për herë të parë në këtë sektor do të jepen 7,000 lekë për çdo fermer që mbarështon mbi 5 dosa, si një nxitje konkrete për zhvillimin e blegtorisë dhe rritjen e prodhimit vendas.

Në vijim të vizitës, ministri Salla zhvilloi një takim me një grup fermerësh të zonës që merren me mbarështimin e derrave, ku prezantoi në detaje masën e re dhe rëndësinë e përfshirjes në skemat mbështetëse.

“Kjo është një masë që vjen si përgjigje direkte ndaj kërkesave tuaja dhe synon të mbështesë zgjerimin e aktivitetit, formalizimin e sektorit dhe rritjen e konkurrueshmërisë”, theksoi ministri.

Ministri theksoi se përmes kësaj mase të re dhe politikave mbështetëse, synohet forcimi i sektorit të blegtorisë dhe krijimi i më shumë mundësive ekonomike për fermerët në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia