Shqipëria angazhohet në SEETAC, Malaj: Forcim i bashkëpunimit rajonal ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast Europe Technical Assistance Center (SEETAC) në Uashington,


Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast Europe Technical Assistance Center (SEETAC) në Uashington, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e hartimit e zbatimit të politikave ekonomike e financiare në vendet e Evropës Juglindore.

Ministri nënvizoi se, për Shqipërinë, pjesëmarrja në SEETAC përfaqëson një instrument të rëndësishëm bashkëpunimi teknik, në funksion të avancimit të reformave strukturore, forcimit të qeverisjes ekonomike dhe mbështetjes së procesit të integrimit europian.

Ministri Malaj vlerësoi rolin e Italisë si vend drejtues i kësaj iniciative, si dhe kontributin e Banca d’Italia në ofrimin e asistencës teknike, veçanërisht në proceset që lidhen me modernizimin e kuadrit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Sipas tij, bashkëpunimi në kuadër të SEETAC pritet të sjellë një përmirësim të koordinimit rajonal dhe një mbështetje më të strukturuar për reformat ekonomike në vendet e Evropës Juglindore.

Malaj theksii se, Shqipëria mbetet e angazhuar të kontribuojë në mënyrë aktive dhe konstruktive në këtë platformë të re bashkëpunimi rajonal.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…