Hoxha: Diplomacia, themel i stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u shpreh sot se në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u shpreh sot se në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen.

Pasi mori pjesë në edicionin e 5-të të Forumit të Diplomacisë të Antalias, më 17–18 prill 2026, Hoxha tha se ishin dy ditë të plota dhe shumë produktive, të cilat ofruan një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e shumë takimeve dypalëshe me partnerë në rrugën e anëtarësimit në BE, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal dhe për një të ardhme të përbashkët evropiane.

Në një reagim në rrjetin sociale X, ministri Hoxha nënvizoi “se bashkëpunimi rajonal nuk është thjesht zgjedhja e duhur për vendet e rajonit, por një domosdoshmëri për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe integrimin evropian. Në këtë kuadër, nënvizova rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, besimit të ndërsjellë dhe rezultateve konkrete që afrojnë shoqëritë tona”.

“Gjithashtu, mora pjesë për herë të parë në Platformën e Paqes për Ballkanin, një nismë e ndërmarrë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë HakanFidan, e cila synon forcimin e dialogut rajonal dhe promovimin e një kulture paqeje në rajonin tone”, tha ai.

Sipas Hoxhës, gjatë dy ditëve të forumit, diskutimet konkluduan në faktin që “në një botë gjithnjë e më të fragmentuar dhe të paparashikueshme, diplomacia mbetet instrumenti kryesor i stabilitetit”.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të qëndrueshëm, dialogut strategjik dhe përgjegjësisë kolektive mund ta kthejmë pasigurinë në stabilitet dhe të sigurojmë një paqe të qëndrueshme, duke investuar në një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Hoxha.

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…