Hoxha takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Koordinim i vazhdueshëm për samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi takimin si produktiv, duke theksuar se diskutuan mbi angazhimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, situatën e sigurisë në rajon dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Gjatë takimit diskutuam mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe përgatitjet e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë”, tha Hoxha.

Ministri konfirmoi linjëzimin e plotë të Shqipërisë me prioritetet e NATO-s në prag të Samitit të Ankarasë.

“Shqipëria mbetet një aleate e vendosur, duke vijuar modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2026, si dhe zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes përmes investimeve strategjike dhe partneriteteve afatgjata”, shtoi ai.

Gjithashtu, Hoxha paraqiti përgatitjet e Shqipërisë për të pritur samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i pari i këtij niveli në rajonin tonë, duke vënë në dukje koordinimin e vazhdueshëm me selinë e NATO-s dhe angazhimin për të garantuar një samit të suksesshëm dhe me ndikim të rëndësishëm.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Hoxha theksoi se “nënvizuam rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe adresimin e sfidave të reja të sigurisë. Po ashtu, rikonfirmova mbështetjen e fortë të Shqipërisë për KFOR-in, duke theksuar rolin e tij thelbësor në garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie të fuqishme të NATO-s, të bazuar në kushtet e sigurisë”.

Burimi ATSH

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…