Peleshi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, domosdoshmëri për Europën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve, që po zhvillohet në Zagreb.


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve, që po zhvillohet në Zagreb.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e ndërlidhjes infrastrukturore, energjetike dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në projektin europian.

Peleshi vlerësoi organizimin e samitit nga Parlamenti i Kroacisë dhe theksoi se, në një kohë pasigurish të reja në Europë, platforma të tilla bashkëpunimi janë më të domosdoshme se kurrë për të forcuar lidhjet ekonomike, energjetike dhe politike mes vendeve të rajonit.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet parë më si periferi e Europës, por si pjesë përbërëse e arkitekturës së saj të ardhshme, duke theksuar se gjeografia, zgjedhjet politike dhe rrënjët kulturore të rajonit e mbështesin këtë perspektivë.

Peleshi theksoi se, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nyje strategjike që lidh Adriatikun dhe Jonin me rrjetet më të gjera europiane, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ai veçoi rëndësinë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjektike si Koridori VIII dhe Koridori Blu si edhe Gazsjellësi Trans Adriatik e Gazsjellësi i planifikuar Joniano-Adriatik, të cilët krijojnë një rrjet të integruar lindje-perëndim dhe veri-jug, duke lidhur porte, rrugë energjetike dhe qendra ekonomike në rajon.

Në këtë kuadër, Peleshi theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk është thjesht një çështje politike, por një domosdoshmëri strategjike për vetë Europën, pasi zgjerimi lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe diplomacisë parlamentare për forcimin e projektit europian.

Nisma e Tre Deteve (Three Seas Initiative) është një platformë bashkëpunimi rajonal që lidh vendet e Europës Qendrore dhe Lindore mes Detit Baltik, Adriatik dhe Detit të Zi. Ajo synon të zhvillojë projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe digjitalizimit, duke rritur ndërlidhjen dhe sigurinë ekonomike të rajonit.

Iniciativa u krijua në vitin 2015 dhe sot përfshin 13 vende anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa disa vende të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, marrin pjesë si partnerë.

Samiti parlamentar i zhvilluar në Zagreb mbledh kryetarë parlamentesh dhe deputetë nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerët strategjikë për të diskutuar projektet e ndërlidhjes dhe bashkëpunimin politik në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…