Adela Xhemali merr detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të AMF

Në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvillua ceremonia zyrtare e prezantimit të kryetares së re, Adela Xhemali, e cila do të ushtrojë funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive. Më herët Xhemali ka mbajtur postin e zv/ministres së Financave.


Në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvillua ceremonia zyrtare e prezantimit të kryetares së re, Adela Xhemali, e cila do të ushtrojë funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive. Më herët Xhemali ka mbajtur postin e zv/ministres së Financave.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë kryetarja e Komisionit parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, anëtarët e Bordit Drejtues, drejtues të institucionit, si dhe drejtoresha në përfundim të mandatit, Mimoza Kaçi.

Gjatë fjalës së saj, Ekonomi vlerësoi rëndësinë e drejtimit të suksesshëm të Autoritetit, veçanërisht në kushtet e sfidave të procesit të integrimit evropian.

Ajo theksoi rolin thelbësor të mbikëqyrjes së tregut financiar jobankar në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe nevojën për forcimin e transparencës dhe besueshmërisë institucionale.

Ish-drejtoresha Mimoza Kaçi vlerësoi progresin e vazhdueshëm të Autoritetit dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar në të ardhmen.

Në fjalën e saj, drejtuesja e re e AMF-së, Xhemali nënvizoi se integriteti dhe përgjegjshmëria do të jenë busulla e punës së Autoritetit. Ajo theksoi se prioritetet e mandatit të saj do të fokusohen në avancimin e procesit të integrimit evropian, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, forcimin e transparencës dhe standardeve të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Bashkimi i përvojës së konsoliduar me energjinë dhe dinamizmin e brezit të ri do të forcojë më tej kapacitetet dhe rolin e institucionit”, u shpreh Xhemali.

Sipas saj, AMF do të vijojë të garantojë stabilitet financiar, transparencë dhe rritje të besimit në tregjet financiare jobankare, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve.

Adela Xhemali u emërua anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive në Kuvendin e Shqipërisë, më 4 dhjetor 2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit…