Kos: Zgjedhjet e 11 majit, të lira dhe të ndershme

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos nënvizoi sot se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ishin të lira dhe të ndershme.


Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos nënvizoi sot se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ishin të lira dhe të ndershme.

Deklarata e Komisioneres Kos, erdhi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nga gazetarët, në lidhje me raportin e fundit të OSBE/ODIHR që i cilësonte “zgjedhjet e 11 majit si një garë të pabarabartë, ku u keqpërdorën burimet shtetërore, dhe rrjeti i patronazhistëve”, Kos tha se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme.

“Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në”, tha Kos.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke vlerësuar se procesi ishte konkurrues dhe i mirëmenaxhuar, por i zhvilluar në një mjedis shumë të polarizuar dhe me mungesë mundësish të barabarta mes kandidatëve.

Raporti theksoi se administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa votimi jashtë vendit, i aplikuar për herë të parë, u realizua me sukses pavarësisht sfidave organizative.

OSBE/ODIHR theksoi se kuadri ligjor pati mangësi të rëndësishme që duhet të adresohen për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, ku përfshihet përmirësimi i administratës zgjedhore, transparenca e financimit të fushatës dhe garantimi e lirisë së medias.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…