Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër.


Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.

Presidenti vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.

Kreu i shtetit theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.

Po ashtu, Begaj u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.

“Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.

“Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në mbyllje, Begaj falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.