Shqiptare Gjimnazi “Sulejman Elezi”, hapësirë moderne në Laknas për 800 nxënës

Qeveria po investon për transformimin e shkollave me të njëjtin standard nga veriu në jug të vendit, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim për nxënësit dhe stafet mësimore.


Qeveria po investon për transformimin e shkollave me të njëjtin standard nga veriu në jug të vendit, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Në prej tyre është investimi në gjimnazin e ri “Sulejman Elezi” në Laknas. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, ndërsa theksoi se gjimnazi po ndërtohet nga e para.

“Një hapësirë e re për 800 nxënës, me klasa bashkëkohore, terrene sportive, hapësira të gjelbra dhe panele diellore për energji të pastër”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Gjimnazi i shtohet zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës.

30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, me 340 laboratorë smart hapën dyert për nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor.

Në total në buxhetin e vitit 2025 është planifikuar ndërtimi ose rikonstruksioni i rreth 80 objekteve arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa dhe laboratorë, investime prej të cilave përfitojnë 25 mijë nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…