Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.


Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë inspektimit të ambienteve të këtij spitali, tërësisht të transformuar, theksoi rëndësinë e infrastukturës së duhur shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në strukturat spitalore rajonale.

“Investime të tilla në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, forcojnë autonominë spitalore dhe përgatisin spitalin për të ofruar shërbime në nivel terciar, duke i kthyer në qendra referimi për rajonin”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Rikonstruksionin i godinës qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përfshin disa risi të rëndësishme në infrastrukturë si zgjerimi i hapësirave në funksion të shërbimit të Urgjencës, shtimi i një kati të dedikuar për shërbimin infektiv, ndërtimi i një ure lidhëse mes godinës trekatëshe të spitalit dhe maternitetit të ri, ndërtimi i një strukture të re me ashensor për pacientët, si dhe implementimin e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së fjalës së fundit.

Spitali Rajonal i Lezhës, me një kapacitet prej 162 shtretërish dhe 324 staf spitalor në gatishmëri, përbën pikën kryesore të referimit shëndetësor në këtë rajon, duke ofruar shërbime të specializuaraklinike, diagnostikuese dhe kirurgjikale për komunitetin.

Pas përfundimit të ndërtimit të godinës së re të Maternitetit, rikonstruksioni i godinës qendrore përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të plotë të infrastrukturës spitalore në këtë qark.

Përfundimi i rikonstruksionit të godinave dhe ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit Rajonal Lezhë, si dhe instalimi i pajisjeve mjekësore inovative bën të mundur vendosjen e kësaj strukture spitalore në funksionalitet të plotë, me kapacitete të rritura dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve.

Burimi ATSH

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…