Reforma Zgjedhore dhe ajo Administrativo-Territoriale, grupi parlamentar i PS propozon ngritjen e dy komisioneve të posaçme

Mazhoranca socialiste do të propozojë ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për Reformën Zgjedhore dhe i Reformës Administrativo-Territoriale.


Mazhoranca socialiste do të propozojë ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për Reformën Zgjedhore dhe i Reformës Administrativo-Territoriale.

Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili në një prononcim për mediet informoi se PS do ndjekë traditën si nismëtare për këto komisione në legjislaturë.

Balla uroi që Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore i kësaj legjislature të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmbyllur më në fund të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE-ODIHR ndër vite, ku theksoi ai, “ndër rekomandimet bazë mbetet çështja e depolitizimit të komisioneve zgjedhore, duke risjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione të caktuara politike kontestuan punën e komisionerëve të tyre apo numëruesve të tyre në grupet e numërimit. Për pasojë vunë në dyshim, le të themi, cilësinë e punës së këtyre komisioneve”.

“Partia Socialiste mbetet partia që ndër vite, e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, nënvizoi ai.

Ai theksoi se, ndër çështjet që duhet të adresojë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore me urgjencë, mbeten dhe çështjet e rritjes së transparencës së financimit të fushatave zgjedhore dhe çështjet e financimit të partive politike.

“Është në objektivin e këtij komisioni të posaçëm të adresojë gjithë punën e bërë ndër vite”, shtoi Balla.

Po ashtu, Balla u shpreh se, në Kodin Zgjedhor duhen adresuar edhe nenet përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

“Duhet të kemi nenet përkatëse të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ose draftin gati sa i përket edhe mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Europian, sepse në fund të fundit, në pritshmëritë tona po afrohet momenti kur Shqipëria duhet të ketë dhe anëtarët e vet në Parlamentin Europian”, u shpreh balla.

Po ashtu, Balla theksoi se, nisma tjetër ka të bëjë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrative dhe Territoriale.

Sipas tij, komisioni duhet të ketë paritetin e përfaqësimit mes mazhorancës dhe opozitës, sikurse ka qenë edhe në dy komisionet e tjera të posaçme të reformës zgjedhore dhe administrative.

Komisioni i parë i ngritur në vitin 2013 u konkretizua me ndryshime në ligj të miratuara në korrik të vitit 2014, ndërsa në legjislaturën e kaluar nuk u konkretizuan ndryshime në ligjin për ndarjen administrative-territoriale, por, sipas Ballës, kishte plot rekomandime të vlefshme.

Të gjitha këto, shtoi ai, “duhen parë tanimë në një kontekst më shumë se 10-vjeçar për t’i hapur rrugë, pse jo, reformave të reja sa i përket rolit dhe ndarjes administrative-territoriale”.

Balla vlerësoi se, këto komisione që janë komisione tepër të rëndësishme për punën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ai uroi që edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, grupi parlamentar i Aleancës për Ndryshim, grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe deputetët e tjerë të pavarur, sipas projektvendimit që do miratojë Kuvendi, të plotësojnë vakancat në këto komisione.

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…