Peleshi: Puna në Kuvend do të vijojë bazuar në Kushtetutë dhe rregullore

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi pas seancës së sotme plenare, ku u miratua me 82 vota programi politik i qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi pas seancës së sotme plenare, ku u miratua me 82 vota programi politik i qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Peleshi vlerëson miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave si një hap të rëndësishëm në rrugën europiane drejt Shqipërisë 2030.

Peleshi thekson se Kuvendi do të vijojë punën mbi bazën e Kushtetutës, Rregullores dhe Kodit të Etikës, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe standarde të larta pune.

“Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për Shqipërinë 2030. Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi”, thekson Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Seanca e sotme zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi vijimin e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, deputetë të opozitës hodhën librin e Kushtetutës dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit dhe të anëtarëve të qeverisë.

Kuvendi u mblodh sot për diskutuar programin qeverisës të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama.

Por, bllokimi i foltores nga opozita e shtyu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të kërkonte kalimin në votim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi masë “Vërejtje” për deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Por, situata nuk u qetësua dhe më pas Peleshi, hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…