Mbyll punimet Kongresi Evropian i Bioteknologjisë, shpallen dy grupe fituesish

Kongresi Evropian i Bioteknologjisë, i cili u mbajt në Tiranë, mbylli punimet e tij 3-ditore.


Kongresi Evropian i Bioteknologjisë, i cili u mbajt në Tiranë, mbylli punimet e tij 3-ditore.

Kongresi bëri bashkë 200 kërkues nga vende të ndryshme të botës, si SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Kina, Europa, Lindja e Mesme e tjerë. Veprimtaria u organizua nga Shoqata Europiane e Rrjetit Tematik të Bioteknologjisë (EBTNA) dhe u mbështet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Universiteti i Tiranës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi dhe prof. dr. Oscar Vicente Mana, zëvendëspresident i EBTNA-s, nënshkruan marrëveshjen për anëtarësimin institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet Shoqatës Europiane të Rrjetit Tematik të Bioteknologjisë (EBTNA) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ekipet kërkimore shqiptare prezantuan studime të avancuara në gjenomikë, nanoteknologji dhe bioteknologji mjedisore. Pjesëmarrësit ndanë njohuri për bashkëpunimin shkencor rajonal, duke nënvizuar shfaqjen e një rrjeti kërkimor ballkanik në rritje me një perspektivë të qartë europiane.

Gjatë kongresit u mbajtën 14 sesione me tematika nga bioteknologjia shtazore, gjenetika mjekësore, biokataliza/biotransformimi, bioteknologjia mjekësore, bioinformatika/biologjia e sistemeve, inxhinierimi i produkteve metabolike, inxhinieria e bioproceseve, nanobioteknologjia, biosensoret, shkencat omics, etika bioteknologjia mjedisore, biokarburantet, inxhinierimi i indeve e tjerë, zhvillimi i të cilave në Shqipëri ka përparësi në kushtet e përafrimit të kërkimit shkencor dhe aplikimeve industriale të tij me ato europiane.

Në qendër të punimeve të këtij kongresi ishte trajnimi i studiuesve të rinj me kurse praktike dhe punëtori, veçanërisht me kursin e tretë të bioteknologjisë, të organizuar nga MAGI Balkan për studentët e Universitetit të Tiranës.

Me përcaktimin e saj si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, Tirana ofroi mjedisin ideal për një takim të tillë. Në këtë ngjarje shkencore doli në pah edhe rëndësia strategjike e universiteteve dhe qendrave kërkimore në zonat euromesdhetare dhe ballkanike.

Veprimtaria u mbyll me shpalljen e fituesve. Fitues për prezantimet më të mira me gojë u shpallën: Laurine Lagache, Tristan Cardon, Elsa Morina, Sara Feizyab; fitues për posterat më të mirë u shpallën: Piemonti Debora, Chiara Coppola, Suzanna Fekner, Christian Gratz.

Burimi ATSH

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…