Kryebashkiaku i Skraparit thirrje deputetëve të PS dhe PD: Të bëhemi bashkë për të ndërtuar rrugët e zonës sonë!

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, iu ka bërë sot thirrje deputetëve të dy kahjeve politike që janë nga Skrapari për të bashkëpunuar në lidhje me hartimin dhe veçanërisht zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të kësaj bashkie.


Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, iu ka bërë sot thirrje deputetëve të dy kahjeve politike që janë nga Skrapari për të bashkëpunuar në lidhje me hartimin dhe veçanërisht zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të kësaj bashkie.

Në një mesazh qa ai i ka dërguar Enriketa Jahos dhe Hysen Buzalit deputetë të të PS por edhe Besart Xhaferrit dhe Zija Ismailit deputetë të PD, u ka kërkuar bashkëpunim për hir të një interesit madhor që është ndërtimi i rrugëve të komunikimit të kësaj zone.

Skrapari është e vetmja krahinë në Shqipëri që pas vitit 1990 nuk është ndërtuar asnjë rrugë dhe rrjetin ekzistues e ka totalisht të amortizuar. Dhe më e kjeqja është se Skrapari është e vetmja zonë në Shqipërië që është po totalisht e izoluar dhe nu ka lidhje infrastrukturtore me asnjë nga bashkitë fqinje përveç Beratit që të çon atje.

Edhe pse Skrapari ka fqinj Korçën, Gramshin, Përmetin dhe një një zonë të vogël edhe Kolonjën, me asnjë nga këto bashki nuk ka komunikim rrugor. Ndodhur në këtë situatë kryebashkiaku Mema u është drejtuar deputetëve të bashkëpunojnë për të bërë të mundur ndryshimin e situatës që banorëve u është premtuar për 35 vjet.

Mes të tjerave Mema shkruan:
“Pavarësisht përkatësisë tuaj partiake, besoj fort se ajo që ju bashkon ju të katërt është Skrapari, vendi juaj i orgjinës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë, do të kërkoja përunjësisht mbështetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore për Skraparin. Me formimin tuaj, ju e kini mundësine të jeni një zë i fuqishëm dhe i mirëkoordinuar në Kuvend, qe si asnjëherë më parë, të mund të bëhet më shumë për Skraparin dhe atë komunitet të mrekullueshëm që vërtetë meriton shumë më tepër”.

Në fakt kryeministri Edi Rama proklamoi gjatë fushatës elektorale të 11 majit katër projeke madhore për zonën e Skraparit lidhur me infrastrukturën. Ai deklaroi se qeveria do ndëtojë brenda këtij mandati rrugën e re Berat-Çorovodë, rrugën me trase totalisht të re Çorovodë-Gramsh, rrugën Çorovodë-Korçë dhe Çorovodë-Përmet. Megjithatë duket se bashkëpunimi i deputetëve pavarësisht përkatësisë partiake do ti jepte nxitje realizimit të këtyre projekteve.

Ndërkohë mësohet që të katër deputetët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe shumë shpejt pritet të organizohet një takim me kryebashkiakun Mema.


Më poshtë mesazhi i plotë që kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema u ka dërguar deputetëve nga Skrapari:

Mesazh per:

Zj. Enriketa Jaho
Z. Zija Ismaili
Z. Besart Xhaferri
Z. Hysen Buzali

Mirmengjes!

Teksa beheni gati te betoheni si deputet i Kuvendit te Shqiperise, deshiroj t’ju uroj suksese dhe mbaresi ne kete rrugetim plot pergjegjesi qe po nisni sot. Jam i bindur se ju do te jepni me te miren ne sherbim te atyre qe ju kane votuar dhe jo vetem, per t’i perfaqesuar dhe per t’ju sherbyer me dinjitet dhe ne lartesine qe kjo detyre fisnike kerkon.

Pavarsisht perkatesise tuaj partiake, besoj fort se ajo qe ju bashkon ju te katert eshte Skrapari, vendi juaj i origjines. Ndaj, si kryetar i Bashkise, do te kerkoja perunjesisht mbeshtetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore per Skraparin. Me formimin tuaj, ju e kini mundesine te jeni nje ze i fuqishem dhe i mire koordinuar ne Kuvend, qe si asnjehere me pare, te mund te behet me shume per Skraparin dhe ate komunitet te mrekullueshem qe vertete meriton shume me teper. Ne çdo kohe Skrapari i ka dhene me shume politikes se ka “marre” prej saj. Eshte momenti qe ky trend te ndryshoje. Besoj fort se ju do te kontribuoni ne kete drejtim.
Edhe njehere ju uroj suksese dhe mbaresi!
Me konsiderate te larte,
Adriatik Mema
Kryetar i Bashkise Skrapar

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…