Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Presidenti Bajram Begaj dënoi sot veprimet e Rusisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë.


Presidenti Bajram Begaj dënoi sot veprimet e Rusisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë.

Në një njoftim për shtyp, Begaj shprehu mbështetje të plotë për Poloninë, teksa theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve”, theksoi Begaj.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk informoi sot se një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan gjatë natës mbi hapësirën ajrore të Polonisë.

Mbrëmjen e djeshme, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore të vendit në gatishmëri të lartë pas raportimeve për dronë rusë që hynë vazhdimisht në hapësirën ajrore polake në një valë sulmesh ajrore gjatë natës kundër Ukrainës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.