Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të digjitalizojë fototekën e Muzeut Historik Kombëtar

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ndërmarrë procesin e digjitalizimit të Fototekës së MHK-së, duke e kthyer atë në një pasuri digjitale sipas standardeve bashkëkohore.


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ndërmarrë procesin e digjitalizimit të Fototekës së MHK-së, duke e kthyer atë në një pasuri digjitale sipas standardeve bashkëkohore.

AQSHF tha se, ky hap ndërmerret në vijim të misionit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës vizuale dhe në kuadër të ristrukturimit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar.

Projekti u zyrtarizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga drejtuesit Eljan Tanini, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Elenita Roshi, drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar.

AQSHF, si një institucion i specializuar tashmë për digjitalizimin foto-filmik, do të krijojë njësi digjitale dhe metadata për çdo element.

Që prej krijimit të tij në vitin 1981, Muzeu Historik Kombëtar ka grumbulluar një fond unik prej mbi 12 mijë fotonegativësh në fototekën e tij. Ky koleksion i çmuar dokumenton njerëz, ngjarje, objekte muzeore dhe aktivitete që pasqyrojnë historinë dhe trashëgiminë kombëtare.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të qasjes, ruajtjes dhe promovimit të historisë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…