Denaj: Mbështetje me 50% grant investimeve në akuakulturë

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se është hapur thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, me fokus të veçantë te akuakultura, përmes financimit të investimeve në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut.

“Skema Kombëtare e Investimeve 2025 është një instrument real për zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës në vendin tonë. Çdo sipërmarrës që synon të investojë në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut, mund të përfitojë 50% grant të vlerës së investimit, deri në 15 milionë lekë për subjekt”, deklaroi Denaj.

Ministrja tha se, skema ofron 50% mbështetje financiare mbi vlerën e faturave tatimore të miratuara ose deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit.

Kjo formë mbështetjeje i mundëson sipërmarrësve financim të plotë për projektet e tyre, duke ulur barrën financiare dhe duke nxitur zhvillimin e këtij sektori me potencial të lartë ekonomik dhe eksportues.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.