Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti sot një delegacion nga Izraeli, në kuadër të një workshop-i të dedikuar për forcimin e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.


Në vijim të angazhimeve për rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti sot një delegacion nga Izraeli, në kuadër të një workshop-i të dedikuar për forcimin e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët izraelitë, si një komponent kyç në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshme dhe të integruar të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ai vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën që Izraeli ka ofruar në procesin e hartimit të strategjive dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, duke e cilësuar këtë partneritet si një model të suksesshëm të bashkëpunimit në dobi të sigurisë kombëtare.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, nënvizoi rëndësinë e krijimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në përballjen me sfidat digjitale, duke shprehur angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të Izraelit për të mbështetur Shqipërinë në këtë drejtim.

Workshop-i u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione kyçe të vendit si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Mbrojtjes, Parlamenti i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, AKSHI, INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, diskutuan sfida aktuale dhe analizuan praktika të aplikueshme në forcimin e mekanizmave të reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Ky takim konfirmoi vizionin dhe angazhimin për një bashkëpunim dypalësh afatgjatë, në funksion të një hapësire digjitale më të sigurt, të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët dhe institucionet shqiptare.

Burimi ATSH

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Liqeni i Degës në Belsh, ndër peizazhet magjepsëse të zonës së Dumresë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të zonës së…