Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë dhe të pritshme gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 2,3%, nga 2,1% në tremujorin e parë.


Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë dhe të pritshme gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 2,3%, nga 2,1% në tremujorin e parë. Megjithatë, inflacioni vijon të mbetet nën objektivin prej 3%, deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në konferencën për mediet sot, Sejko tha se rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga: çmimet e ushqimeve dhe rritja e qirave, ndërsa pjesa tjetër e artikujve të shportës së konsumit ka pasur ecuri të qëndrueshme.

Guvernatori bëri të ditur se, inflacioni bazë u rrit nga 2,4% në 2,6%, për shkak të rritjes së pagave dhe qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit.

“Këto tendenca janë në përputhje me pritjet tona, edhe pse inflacioni ka rezultuar pak më i ulët se parashikimet fillestare”, tha Sejko, duke shtuar se ky rezultat lidhet me uljen e marzheve të fitimit të bizneseve, ofertën pozitive në treg, dhe rënien më të shpejtë të inflacionit në Eurozonë.

Banka e Shqipërisë parashikon rikthim në objektivin 3% të inflacionit në 2026-n.

“Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të rikthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të mbështetet nga: Balancimi më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra dhe shërbime, stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, kurs më i qëndrueshëm i këmbimit dhe pritje më të qarta dhe të ankoruara për inflacionin në vend”, deklaroi Sejko.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.