Ministri Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë e re për audiovizualin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.

Ministri Gonxhja e cilësoi si një moment te rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet tona për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, u prezantuan pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.

“Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…