Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze

Turistet falënderuan shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet u kanë shkuar në ndihmë dy turisteve franceze, të cilat mbetën në mesnatë, në fshatin Bajkollar, për shkak të një defekti në automjetin me të cilin po eksploronin zonën.

Policia bën me dije se sapo u njoftua rreth orës 00:10, se dy turiste franceze kishin mbetur në territorin e fshatit Bajkollar, për shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet shkuan në zonë, për t’iu ofruar ndihmë.

Sipas Policisë, turistet u lokalizuan dhe më pas u transportuan në ambientin ku ishin akomoduar në Përmet, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…