Dita Kombëtare e Zvicrës, Huber: Mbetemi partner i palëkundur i Shqipërisë

Zvicra feston ditën e saj kombëtare më 1 gusht, një datë që shënon paktin e Rütlit në gusht të vitit 1291, kur tre kantone zvicerane krijuan për herë të parë atë që më vonë do të bëhej Konfederata Zvicerane.


Mbi 250 të ftuar, miq dhe partnerë u mblodhën në Tiranë për të festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber mirëpriti të ftuarit për festimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, disa ditë para datës zyrtare të 1 gushtit.

Përfaqësues nga komuniteti diplomatik, qeveria dhe bashkitë, si dhe shoqëria civile dhe media iu bashkuan pritjes në Rezidencën Zvicerane. Këtë vit eventi përfshinte një performancë në alphorn – një instrument tradicional zviceran, degustimin e raclette-s dhe ëmbëlsirave zvicerane të ofruara nga Shkolla e Hotelerisë dhe Turizmit në Tiranë, e mbështetur nga Shkolla e Hotelerisë EHL e Lozanës.

Ambasadorja Huber theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat këtë vit shënojnë 55 vjet.

“Zvicra ka qenë dhe do të mbetet një partner i palëkundur në udhëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit. Edhe pse financimi nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC do të përfundojë gradualisht brenda pak vitesh, programi i bashkëpunimit zviceran, me financim nga SECO, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike, do të vazhdojë në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha ambasadorja Huber.

“Këto aktivitete synojnë të promovojnë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në më shumë vende pune dhe në një shoqëri të begatë. Fushat e mbështetura përfshijnë promovimin e financave publike të besueshme dhe tregjeve financiare të qëndrueshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe konfidencën ekonomike”, vazhdoi ambasadorja Huber.

Gjatë vitit të kaluar, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, si dhe ish-presidenti Zviceran Alain Berset, kanë vizituar Shqipërinë me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian dhe aktiviteteve të tjera. “Shpresojmë të ndërtojmë mbi këto lidhje të forta me vizita të mëtejshme dypalëshe”, tha ambasadorja Huber.

Zvicra feston ditën e saj kombëtare më 1 gusht, një datë që shënon paktin e Rütlit në gusht të vitit 1291, kur tre kantone zvicerane krijuan për herë të parë atë që më vonë do të bëhej Konfederata Zvicerane.

Lexo më shumë nga

Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së qëndrueshme të SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey,…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së qëndrueshme të SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey,…