Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialdemokrate Gjermane


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës evropiane, e cila zgjodhi sot kryetarin e ri.

Klosi nënvizon se në takim mori mbështetjen e kryetarit të sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil për rrugën e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës evropiane morëm mbështetjen e plotë të socialdemokratëve në rrugën tonë për integrimin në Bashkimin Evropian”, u shprehet Klosi në një postim në rrjetet sociale.

“Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin në familjen e madhe të socialistëve evropianë dhe të japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në BE”, theksoi më tej Klosi.

Burimi ATSH

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…